Ngërçi politike, Koci paralajmëron: Aktiviteti ilegal i agjenturave të huaja është rritur skajshmërisht

Avokati Arianit Koci sërish ka shprehur kritikat e tij për zvarritjen e procesit të formimit të Qeverisë së re.

Ai ka vlerësuar se kjo po shfrytëzohet nga agjenturat e huaja.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se këto struktura po veprojnë në terren, në institucione, në media, e rrjete sociale duke u përpjekur ta sabotojnë shtetin e Kosovës nga brenda.

“Po bëhen mbi një vit – 16 gusht 2024, kur u përcaktua me dekret data për zgjedhjet parlamentare. Në ndërkohë, aktiviteti ilegal i agjenturave të huaja është rritur skajshmërisht. Këto struktura po veprojnë në terren, në institucione, në media e rrjete sociale — duke u përpjekur ta sabotojnë shtetin nga brenda. Qëllimi i tyre është i qartë: ta dobësojnë besimin e qytetarëve, ta përçajnë shoqërinë dhe ta paralizojnë funksionimin e institucioneve. Kjo situatë, po e shkatërron shtetin. Siç po e shihni, as nuk po shihet “dritë në fund të tunelit”. Çka na ka mbetë? Secili prej nesh me e dhënë kontributin e vet, me dalë prej kësaj amullie”, ka shkruar Koci.