Bashkia e Tiranës është përfshirë në kolaps administrativ, pasi prej 24 orësh asnjë nga drejtuesit e saj të lartë nuk ka të drejtën për të firmosur vendime dhe urdhra në emër të kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili ndodhet në burg.
Situata ka ardhur pas një përplasjeje mbi delegimin e kompetencave. Fillimisht, Veliaj ia kishte kaluar këto Sara Goxhajt, duke zëvendësuar Anuela Ristanin, që i mbante deri atëherë. Ky vendim nuk u prit mirë nga kryeministri Edi Rama, i cili kërkoi rikthimin e Ristanit. Megjithatë, ligjërisht, ndryshimi kërkon firmën e vetë Veliajt, i cili raportohet se ka refuzuar të nënshkruajë si këtë, ashtu edhe emërimin e Jonida Halilit si Sekretare e Përgjithshme në vend të Alban Dokushit.