Një rast i ngacmimit seksual është raportuar mbrëmjen e së enjtes në një objekt banesor në Vushtrri.
Sipas policisë, një e mitur, ka raportuar se është ngacmuar seksualisht në ashensorin e ndërtesës po nga një i mitur.
“Palët janë intervistuar, me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.









