Nga tymosja e duhanit, ecjet e përbashkëta e deri te frika e Hashim Thaçit: Krejt çka tha James Rubin deri më tash në Hagë

I buzëqeshur hyri në sallën e Gjykatës Speciale.

Në karrigen ku deri tash u ulën 125 dëshmitarë të Prokurorisë, radhën e kishte i pari i mbrojtjes. Ai është James Rubin, ish-ndihmëssekretari i Shtetit Amerikan, e zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit.

Qysh në nisje të dëshmisë së tij, Rubin fillimisht, kujtoi shumicën e takimeve me Hashim Thaçin. E kujtonte si djalë të ri që kishte punuar në kushte të vështira, e më pas kur e takoi në New York, ishte bërë kryeministër.

“Pas vitit 2000 kam pasur ndërveprim me Thaçin. Nuk më kujtohen të gjitha, më kujtohet takimi i parë ai ishte djal i ri, e kam takuar në një kohë të vështirë, nuk kishte funksion apo pushtet. Dhe herën e parë jemi takuar pas publikimit të kësaj në New York kur është bërë kryeministër. Erdhi në një restorant si kryeministër, dhe unë u habita nga kjo sepse kishte kaluar nga një djal i ri që punonte në rrethana të vështira, befasisht ishte bërë kryeministër. Kishin kaluar disa vite, 4-5 vite. Kjo ka ndodhur në një restorant në New York. Hera e fundit besoj duhet të ketë qenë rreth vitit 2018 kur po punoja në Uashington dhe ai ishte president i Kosovës”, tha Rubin, raporton Nacionale.

Një prej temave më të rëndësishme për të cilat foli Rubin, ishte roli i tij dhe ndërveprimi me Hashim Thaçin në marrëveshjen e Rambujesë. Rubin theksoi se nuk kishin fort njohuri për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, e aq më pak për Thaçin dhe rolin e tij.

“Ne arritëm dhe nuk i njihnim mirë shqiptarët e Kosovës, përkundër boshnjakëve, ne njihnim disa prej tyre. Nuk kishim takuar asnjë udhëheqës të UÇK-së. Nuk e njihnim UÇK-në, ishte diçka shumë e vogël në mendjen tonë, që nuk kuptohej mirë, nuk ishte forcë e armatosur e rëndësishme. Nga ajo që kishim dëgjuar, kur dëgjuam se udhëheqësi i delegacionit ishte nga UÇK-ja ajo përpiqej të arrinte paqe në Rambuje, dhe për të ndaluar luftën duhet të motivohen ata qëkanë rol në pjesën ushtarake”, tha Rubin.

Rubin kujtonte në detaje takimet me Thaçin gjatë qëndrimit në Rambuje. Tymosjen e duhanit, ecjen e përbashkëta.

Më kujtohet takimi i parë që më duket ishte ai që sapo përmendët. Dhe më kujtohet që ai më njohu menjëherë përmes televizionit, sepse isha zëdhënës i DASH. Pra ai më njohu. Në atë ditë kur dikush të njihte, shtrëngojmë duart, japin shenja fizike. Albright e vërejti këtë gjë, që më njohu. Ajo ishte shumë e zoja për raportet njerëzore, më tha menjëherë bisedo me të, njihu me të, askush nuk e njihte në qeverinë e Amerikës. Donim të dinim kush ishte udhëheqës i delegacionit. Në favor të marrëveshjes së paqes. ALbright më tha njhu me të, dil me të. Gjatë dy javëve u përpoqa të rri me të, të kaloj kohë, u takuam në vende ku hanim, pija ndonjë cigare, ecnim bashkë, përpiqesha të njihesha me të. Në atë kohë Hashim Thaçi nuk fliste anlgisht, kur dikush nuk flet gjuhën, përdorej gjuha e trupit, fjalë internacionale. Më pas në nivel diplomatik kishim përkthyes, ka pasur momente kur përkthyesi i DASH ishte me mua, ose ndonjë person tjetër”, theksoi më tutje James Rubin, raporton Nacionale.

Të gjitha këto takime, Rubin i kishte bërë me një qëllim. Afërsinë me Thaçin, dhe synimin që ta bindte për ta nënshkruar marrëveshjen në Rambuje. Megjithatë, këtë e kishte të vështirë. Kjo pasi Rubin thotë se Thaçi ishte i frikësuar sepse nuk kishte pajtim me komandantët e UÇK-së në Kosovë.

“Po. Ideja është që nuk mund të bëheshin deklarata specifike për pavarësinë, dhe ky ishte thelbi i diplomacisë. Ne donim që të mblidhej të gjithë. Ishte moment unik ky në histori ku shtetet e mëdha, po përpiqeshin të parandalonin një masakër. Për ta bërë këtë ne donim që fuqitë e mëdha të puonin së bashku. Jo vetëm Amerika. Ne nuk kishim qëndrim të qartë sa i takon pavarësisë. Na duhej kompromis, përpjekje, të kalonim në fazën e radhës. Ai duhej të diskutonte me komandantët e UÇK-së, personat që kërkonin i donin të gjitha, diplomacia nuk mund të jetë perfektë, ne donim të gjenim mesin e artë. Ishte moment shumë i vështirë. Ai më shpjegoi se nuk ishte përgjegjës për këtë. Ishte personi që po komunikonte me ne sepse kishte rol politik në UÇK por jo udhëheqës, nuk kishte kompetenca, autoritet. Ishte pasqyrim i një lëvizjeje. Ata donin të konfirmohej se do të realizohej pavarësia. Ata donin të konfirmohej se do të realizohej pavarësia. Po ta bënte këtë, po të nënshkruante pa fjalën pavarësi, do të quhej tradhtar”, deklaroi Rubin në Gjykatën Speciale.

Rubin flet për disa persona të cilët i quante ekstremistë, e të cilët kërkonin pavarësinë, as më pak e as më shumë.

Ka qenë mjedis shumë presion. Kjo ka qenë situata më e vështirë që më kujtohet mua, fati i 1 milion personave ishte në fjalë. Nëse lëvizja kosovare ata do ta përqafonin perëndimin, perëndimi do të ishte pro tyre. Ndryshe do të kishte masakra, edhe ne kishim parashikuar masakra me vdekjen e mijëra personave. Kjo krijoi një situatë të tensionuar. Ai nuk kishte autoritet e as mundësi të diktonte asgjë, por thjesht pasqyronte vendimet që merreshin nga ajo zyra e fshehur e udhëheqjes shqiptare qepo merrnin vendime në grup. Ai duhet ta merrte lejen prej tyre. Nuk ishte në gjendje të diktonte rregulla e kushte. Atij i duhej të komunikonte me persona të tjerë.Kishte persona që unë i quaja ekstremistë, i donin të gjitha, të vendosnin në rrezik gjithë popullin e tyre. Kishte persona që ishin më praktikë siç ishte Thaçi . Ne e bindëm delegacionin shqiptar që këto sqarime dhe pavarësinë ta sqaronim, fillimisht shpëtoni njerëzit. Përshtypja ime për pushtetin e Hashimit ishte se ai veç pasqyronte vendimmarrjen”, tha më tutje Rubin.

Tema tjetër për të cilën foli Rubin ishte marrëveshja për demilitarizimin e UÇK-së. Edhe këtu, James Rubin përsëriti bindjen e tij se komandantët ishin ata që i tregonin Thaçit çfarë të bënte, e jo e kundërta.

“Kjo ishte negociatë pazakontë për shkak të vendimmarrjes së palës tjetër. Ne duhet të pasqyronim pikëpamjet e të gjithë anëtarëve të NATO-s dhe të botës që merrnin pjesë në KFOR. Pas nesh kishim shumë shtete që duhet të përfaqësonim. Kishim strukturën e UÇK-së që nuk e uptonim shumë mirë. Ajo që po kërkonim ne ishte demilitarizimi i UÇK-së. Hashimi ishte shumë i ri 30 vjec, personat e tjerë, komandantët ishin të vjetër, ai nuk ishte person përgjegjës, nuk kishte njohuritë, apo kompetencën për të marrë vendime. Ajo që kishte ai ishte dëshira për të nënshkruar marrëveshjen, unë këtë e përktheva si një lloj roli të ministrit të jashtëm. Rol politik. Sa i takon ndyrshimit të fjalëve, është bërë nga komandantët në bashkëpunim me britanikët. Ajo që bënte ai ishte person që ishte fytyra e UÇK-së, rol të ngjashëm me atë të ministrit të jashtëm, atë që Albright do ta bënte sikur të ishte një situatë të tillë. Unë jam takuar me komanandantët, dhe kam parë raportin e tyre me Hashimin, këta komandantë i kanë treguar atij çfarë të bënte, jo Hashimi atyre”, tha ai.

Rubin do të dëshmojë për 2 deri në 3 ditë.