Një gazetar i sportit e dha më të mirën e tij për të raportuar gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në televizion. Ai vazhdoi të raportojë edhe pasi u bë qull nga spërkatëset e ujit në fushë.
Evgeniy Evnevich ishte në mes të raportimit për një lajm të fundit nga një fushë futbolli në Rusi, ku stafi teknik në stadium filloi ta ujisë fushën, transmeton Gazeta Express.
Evnevich po tentonte t’ua ofronte shikuesve të një kanali televiziv në Rusi lajmet e fundit për statusin e futbollistit të CSKA Moskës, Kristjan Bistrovicit.
This reporter deserves a pay rise 😅
Top professionalism from Match TV’s Evgeniy Evnevich 👏pic.twitter.com/Jfw6Q646zY
— GiveMeSport Football (@GMS__Football) August 27, 2019
Por, përderisa ai ishte duke e dhënë lajmin e fundit, spërkatësit e ujit në stadiumin e CSKA-s filluan të punojnë. Një spërkatës ishte i vendosur shumë afër tij dhe e goditi atë me ujë në kokë, duke e lënë gazetarët të bërë qull.
“Do të bëhem qull tani sepse kanë filluar ta ujisin fushën. Për këtë arsye do të tentoj të flas sa më shpejt që të mundem”, tha gazetari para se të goditej nga spërkatësit e ujit.
Mirëpo, gazetari nuk lejoi që ky aksident ta ndërpre raportimin e tij. Ai vetëm e largoi ujin nga fytyra dhe vazhdoi duke treguar se çfarë po ndodhte.
Pasi kjo video u bë virale në rrjetet sociale, Evenvich reagoi duke shkruar në Twitter: “Ndriçimi ishte i mirë”. /Gazeta Express/