Nga sot, vetëm një kontroll edhe në pikën kufitare Glloboqicë – Jazhincë

Të mërkurën, me fillim nga ora 14:00, do të fillojë implementimi i parimit të kontrollit “Hyrje – Hyrje” në pikëkalimin e përbashkët kufitar mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, atë Glloboqicë – Jazhincë.

Siç njoftoi të martën ministria e Brendshme e Kosovës, ky pikëkalim i përbashkët është njëra nga dy pikat e kalimit të përbashkët kufitar të paraparë sipas Protokollit të Implementimit të Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriut për pikat e përbashkëta të kalimit kufitar Hani i Elezit – Bllacë dhe Glloboqicë – Jazhincë, nënshkruar në nëntor 2024 në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive.

Rikujtojmë se regjimi i ri kufitar do të jetë sipas modelit “hyrje-hyrje” ku kontrollet do të realizohen vetëm në hyrje nga policia respektive e shtetit kurse policët do të punojnë në një objekt të përbashkët. Ky model pritet që të zvogëloj pritjet dhe është në funksion të lehtësimit të qarkullimit të qytetarëve të dy shteteve të cilët qarkullojnë çdo herë e më shumë në dy drejtimet.

Në këtë inaugurim do të marrin pjesë zyrtarët shtetërorë nga të dy vendet respektive. /Klankosova.tv