Nga sot deri më 15 korrik, klubet e interesuara mund të transferojnë yllin e Barcelonës me një super çmim

Nga dita e sotme deri më 15 korrik, klubet e interesuara për Ronald Araujo-n mund ta transferojnë atë për 60 milionë euro, shumë më pak se klauzola e tij e zakonshme që i është vendosur nga klubi i Barcelonës.

Në janar të këtij viti, Barcelona rinovoi me mbrojtësin uruguaian deri në vitin 2031 dhe i vendosi atij një klauzolë mbi 100 milionë euro për klubet e interesuara.

Sipas asaj që raporton “Mundo Deportivo”, klauzola e tij është ulur ndjeshëm, pra rreth 60 milionë euro, vetëm për këto dy javë. E gjithë kjo situatë vjen si pasojë e një skeme të veçantë që ka përdorur Barcelona gjatë rinovimit të kontratës me mbrojtësin. E gjithë kjo mund të jetë një skemë nga ana e klubit katalanas për t’i vënë nën presion klubet e interesuara për Araujo-n.

Kujtojmë që afat kalimtar i merkatos verore është hapur sot në Spanjë dhe do të zgjasë deri më 1 shtator. Për Araujo-n ka pasur interes konkret nga ekipet e mëdha si Bayern, Juventus, Man. United, të cilat kanë shansin e artë, këto dy javë të tentojnë transferimin e tij për 60 milionë euro, ndryshe shifra do të ndryshojë pas datës 15 korrik.

The post Nga sot deri më 15 korrik, klubet e interesuara mund të transferojnë yllin e Barcelonës me një super çmim appeared first on Telesport.