Nga portieri dhe mesfushori i rivalëve te Hojbjerg dhe Tonali, 7 objektivat e mëdha të Juventusit për janarin

Juventus pritet të je të një nga klubet më aktive gjatë merkatos së janarit. Bardhezinjtë kanë shfaqur probleme thuaje në të gjitha repartet këtë sezon deri tnai, ndaj ndërhyrja është e pashmangshme nëse duan të arrijnë objektivat e vendosur në fund të sezonit.

Klubi bardhezi tashmë po punon në disa fronte, me shtatë objektiva të ndryshëm të listuar në axhendën e merkatos së janarit, sipas asaj që raporton “La Gazzetta dello Sport”.

Mattia Perin pritet të rikthehet përfundimisht te Genoa, ndaj lind nevoja për një zgjedhje të dytë pas Michele Di Gregorio. zgjedhja e bardhezinjve është portieri i dytë i Lazio-s, greku Christos Mandas.

Për mbrojtjen ka në listë dy emra: Radu Dragusin i Tottenham dhe Brooke Norton-Cuffy i Genoa. Ndërkohë, reparti që pritet të pësojë më shumë ndryshime pas janarit është mesfusha. Juventus po ndjek 4 emra, tre prej tyre janë të njohur dhe me përvojë: Pierre-Emile Hojbjerg i Olimpique Marseille, DRavide Frattesi i Interit dhe Sandro Tonali i Newcastle. Po ashtu po punohet për afrimin e një emri të ri si ai i Axel Toth, 20-vjeçari i Ferencvarosh.

The post Nga portieri dhe mesfushori i rivalëve te Hojbjerg dhe Tonali, 7 objektivat e mëdha të Juventusit për janarin appeared first on Telesport.