Një foto e postuar në rrjete social të Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq, duket se ka ngjallur reagime dhe ka marrë vëmendje të menjëhershme nga mediat serbe.
Pak minuta më parë Vuçiq ka shkëput një foto ndërsa qëndronte në një tavolinë me liderin e serbëve të Bosnjes, Milorad Dodik, gjatë Samitin të Brdo-Brionit që po zhvillohet sot në Tiranë.
Vetë Vuçiq në rrjetin social Instagram e ka përshkruar këtë fotografi si “Takimi vëllazëror në Tiranë”, ndërsa më pas mediat serbe kanë shkruar se ky i fundit “është mirëpritur” dje në Tiranë nga protesta të organizuara nga Vetëvendosja, duke e shpallur atë në listën “e personave të padëshiruar në Shqipëri”.
“Vuçiq tha se nuk ishte i interesuar për protestat”, shkruan “informer.rs”. Ndërkohë kujtojmë nga ana tjetër se Serpska Dodik prej vitesh është në listën e zezë të SHBA për rrezikun që paraqet ndaj procesit të paqes në Bosnje-Hercegovinë.
Më poshtë në këto foto, shihet qëndrimi i Vuçiq me pjesëmarrësit në këtë Samit të Brdo-Brionit në Tiranë dhe shtrëngimi i duarve me Hashim Thaçin në praninë e Frederica Mogherini…