Barazimi në Montekarlo dhe kualifikimi në “play off” të Champions League janë lënë pas për Juventusin, që të dielën në mbrëmje në orën 20:45 luan në fushën e Parmës. Në konferencë për shtyp, Luciano Spalletti analizoi rrugëtimin europian:
“Kemi kaluar përvoja që do na ndihmojnë për të ardhmen. Në ndeshjen e fundit nuk bëmë shumë mirë, çka mund të ndodhë, por pres menjëherë reagim. Nuk duhet të qëndrojmë në zonën e rehatisë, por t’i sulmojmë të gjithë kundërshtarët”.
Vështrimi shkon edhe nga “play off”-i i Champions-it në shkurt, ndaj Galatasaray: “Do ta luajmë ndeshjen si të barabartë kundër një kundërshtari me cilësi individuale kudo, por tani mendojmë për nesër”. Sezoni hyn në një fazë intensive:
“Do të luajmë çdo tri ditë dhe zgjidhja ime është të rrisim pushimin”. Për merkaton: “Ndjekim linjën e përcaktuar nga klubi”. Për goditjet standarde: “Yildiz ka një këmbë të rëndësishme; duhet të përmirësohemi”.
The post Nga Parma te Galatasaray, “kushtrimi” i Spallettit për bardhezinjtë është i qartë appeared first on Telesport.









