Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, kërkesë për caktimin e paraburgimit kundër të dyshuarve E.S., dhe Sh.S., ndërkaq Departamenti për të Mitur ka paraqitur kërkesë për të miturin U.S., për shkak të dyshimit të bazuar se së bashku kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar narkotikeve substancave psikotrope apo analoge në vazhdim dhe në bashkëkryerje“ nga neni 267 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 dhe 77 të KPRK-së.
Të njëjtit janë arrestuar pas hetimeve të mëhershme në koordinim me policinë si dhe zbatimit të masave të veçanta hetimore.
Gjatë aksionit janë gjetur dhe sekuestruar vetura, substancë narkotike e llojit marihuanë dhe kokainë, si dhe para.
Kërkesa e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë është aprovuar dhe dy të dyshuarve E.S., dhe Sh.S., u është caktuar masa e paraburgimit, ndërkaq të miturit U.S., masa e arrestit shtëpiak.