Në nëntorin e vitit 2024, Hansi Flick pranoi publikisht krizën e Barcelonës, duke folur për një “nëntor të mallkuar”, por ajo vetëkritikë u kthye në pikë kthese. Ekipi katalanas reagoi dhe e përfundoi sezonin me tripletë; La Liga, Superkupa dhe Kupa e Mbretit. Një vit më vonë, tetori 2025 duket edhe më i vështirë.
Barça ka pësuar 3 humbje në 5 ndeshje (kundër PSG-së, Sevilla dhe Real Madridit), ka fituar vetëm ndaj Girona dhe Real Sociedadit. Në krahasim me periudhën e errët të një viti më parë, kur pati 2 humbje dhe 1 barazim në 6 ndeshje, ndjesitë tani janë më negative. Skuadra duket e brishtë në aspektin psikologjik, taktik dhe fizik; automatizmat që dikur funksiononin me lehtësi, tani duken të bllokuar.
Flick ruan qetësinë, por brenda klubit ndjehet shqetësimi për formën e ulët të disa titullarëve dhe dëmtimet. Dilema është nëse ky “tetor i mallkuar” do të jetë një tjetër pikë kthese apo shenjë se projekti duhet rindërtuar.
The post Nga “nëntori i mallkuar” 2024 te “tetori i mallkuar” 2025, krizat e Barcelonës së Flick appeared first on Telesport.









