Që nga viti 2020, kur përfundoi “sundimi” i Juventusit, i cili fitoi 9 tituj kampioni radhazi, asnjë skuadër tjetër nuk ka arritur ta mbrojë “scudetto” në Itali. As Interi i Conte, as Milani i Piolit, as Napoli i Spallettit dhe as Interi i Inzaghit. Tani, napolitanët, me Conten si “timonier” dhe trengjyrëshin në gjoks, si kampionët në fuqi, duan ta thyejnë këtë mallkim dhe të bëjnë histori duke fituar titullin e tretë në 4 vite. Konkurrenca, megjithatë, është e ashpër, të gjitha skuadrat e Serie A janë pajisura “deri në dhëmbë” (brenda mundësive të tyre ekonomike), për t’i zbritur nga blutë napolitanë.
Në fakt, De Laurentiis kanë qenë ndër të parët që ka përforcuar skuadrën kampione, e cila nuk ka humbur pjesë kyçe gjatë kësaj vere (Osimhen dhe Kvaratskhelia, shitjet më të mëdha në vitin 2025, nuk ishin vendimtare për fitimin titullit të fundit). Ai ka investuar (deri tani) 89 milionë euro në merkato.
“Transferimi” më i madh ishte mbajtja e trajnerit Conte, pavarësisht zërave që e thërrisnin për t’u kthyer te Juventusi ose marrë drejtimin e Milanit. Pastaj erdhën surprizat: Beukema, Noa Lang, Milinkovic-Savic (portieri Vanja), Marianucci, Lorenzo Lucca dhe, natyrisht, Kevin De Bruyne.
De Bruyne dhe Modric, yjet veteranë të Serie A
Serie A e “yjeve të vjetër” është kthyer. Ajo që iu jep “rinovimin e dytë” (ose të tretë) futbollistëve, të cilët duken gati për t’u tërhequr. Përtej De Bruyne (34 vjeç), në Itali do të luajnë Luka Modric (39 vjeç, Milani), Ciro Immobile (35 vjeç, Bologna), Edin Dzeko (39 vjeç, Fiorentina) dhe “Mudo” Vázquez (36 vjeç, Cremonese).
KDB mbërrin në jug të Italisë për të forcuar kampionin italian që gjithashtu dëshiron të shkëlqejë në Champions League. Ky transferim është më mediatiku që nga koha kur Maradona mbërriti në vitet ’80 në “San Paolo” e vjetër.
“Pse Napoli? Kam marrë në konsideratë të gjitha faktorët: punën dhe jetën, karrierën dhe të ardhmen. Për më tepër, është skuadra që fitoi titullin, një skuadër e jashtëzakonshme. Duke luajtur kundër Napolit në Champions League, di çfarë ndjesie është. Njoh tifozët, pasionin dhe mbështetjen e tyre”, – deklaroi legjenda e Manchester City kur vendosi të bashkohej me “axurrët” e Contes.
Luka Modric, nga ana tjetër, mbërriti në veri të Italisë, me entuziazmin e një të riu. Veterani 39-vjeçar kroat zgjodhi skuadrën e idhullit të tij, Boban, me ende shumë për të dhënë: “Mund të sjell përvojën time. Do të punoj fort, do të jap gjithçka për bërë të njëjtën gjë që kam bërë në klube të tjera. Do të flas me përulësinë, etikën e punës dhe thjeshtësinë time. Nuk e konsideroj veten të veçantë. Jam një njeri normal, që e do futbollin. Kam fatin të luaj në një klub të madh si Milani”.
Një Inter i rinovuar?
Nënkampionët aktualë të Europës vijnë me nevojën për të harruar muajt katastrofikë të majit dhe qershorit: të shkatërruar 5-0 nga PSG në finalen e Champions-it, pa Kupën e Italisë dhe titullin e Serie A, të lodhur pas Botërorit të Klubeve, ku debutoi Christian Chivu si trajner i Interit.
Nuk do të jetë e lehtë të kapërcehet ikja e Simone Inzaghit, por të paktën klubi zikaltër i ka mbajtur të gjitha yjet e vet. Për më tepër, ka rinovuar skuadrën dhe përmirësuar thellësinë e organikës. Transferime si Luis Henrique, Sucic, Bonny dhe avancimi i Pio Esposito në hierarki do t’iu japin “gjak të ri” zikaltërve.
Një Milan pa… Europë
Për herë të parë që nga vit 2019 (kur u ndëshkua për mosrespektim të FPF), Milani do të përballet me një sezon pa konkurrim europian. Kjo ka shkaktuar “revolucion” në Milanello: drejtor i ri sportiv (Igli Tare), rikthimi i Massimiliano Allegrit dhe shumë transferime.
Me shitjen e Reijnders te City, Milani ka financuar një mesfushë të re. “Djalli” e humbi MVP e sezonit 2024-2025, po, por ka marrë Modric, Ricci dhe Ardon Jashari. Për më tepër, ka zëvendësuar mungesën e Theo Hernández (ka shkuar tek Al Hilal me Inzaghi) me Pervis Estupiñán, si dhe ka mbajtur dy sulmuesit kryesorë në krahë: Rafael Leao dhe Pulisic.
Do të shihet se si Allegri do ta shfrytëzojë kalendarin më të lehtë dhe nëse do t’i rikthejë Milanit konsistencën mbrojtëse që mungoi vitet e fundit. Qëllimi është i qartë: kthimi në Champions, por Napoli tashmë bëri një “comeback” epik sezonin e kaluar; nga i dhjeti në kampion.
The post Nga Napoli për t’u mundur te Milani pa… Europë; ja pse Serie A mbetet e paparashikueshme appeared first on Telesport.