Nga lindja e gruas në ndeshje, përshkoi 1000 kilometra me makinë për ta ndihmuar ekipin e tij

Sergio Arribas ka jetuar ditë të jashtëzakonshme mes gëzimit të prindërimit dhe sakrificës për Almerían. Vetëm pak orë pasi u bë baba i djalit të tij Marco, ai udhëtoi mbi 1.000 kilometra, plot 10 orë me makinë, për ta ndihmuar ekipin në “San Sebastián”: “Unë isha në Almería, kur gruaja më tha se kishte hyrë në sallë me dhimbje. U nisa menjëherë me makinë për në Madrid, për fat gjithçka shkoi mirë dhe lindja ishte e shpejtë”.

Vetëm një ditë më pas, Arribas vendosi të mos mungonte në ndeshje: “I thashë trajnerit se kisha fjetur pak, por nëse duhej, isha gati të shkoja në ‘San Sebastián’. U nisa me babain dhe vëllanë, mbërrita 15 minuta para ndeshjes dhe luajta 20 minuta”.

Pavarësisht lodhjes, mesfushori 23-vjeçar e ndjeu si detyrë: “Doja t’i dedikoja një gol djalit tim, por e ruajta për fundjavën”. Me këtë gjest, ai fitoi respektin e tifozëve: “Jemi shumë të përkushtuar për ngjitjen në La Liga. Këtë sezon ndihem më rehat se kurrë”.

 

 

The post Nga lindja e gruas në ndeshje, përshkoi 1000 kilometra me makinë për ta ndihmuar ekipin e tij appeared first on Telesport.