“Nga këta terroristë medial”: Zogiani i VV-së sulmon ashpër mediat, mbron gazetarin e RTK-së që e intevistoi Kurtin

Zëvendësministri në detyre i Financave, Avni Zogiani, ka përdorur gjuhë të papranishëm ndaj mediave në Kosovës.

Duke e mbrojtur U.D e kryeredaktorit në RTK, Blerim Haxhiaj, i cili u kritikua për mënyrën e intervistimit të Albin Kuri, Zogiani pretendon se liria e shprehjes në Kosovë është në rrezik.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kjo liri po rrezikohet.

“Grupi medial i trekëndëshit Allajbeu-Devolli-Lluka janë kthyer në diktaturë mediale, ata sulmojnë secilin gazetar që nuķ merr pagë nga ky grup interesi! Liria e shprehjes në rezik nga këta terroristë medial!”, ka shkruar Zogiani.