Është një moment i artë për sportin norvegjez. Brenda pak ditësh erdhi triumfi i radhës në Lojërat Olimpike Dimërore “Milano-Cortina”, me rekord prej 18 medaljesh ari, si dhe kualifikimi historik i Bodo/Glimt në 1/8 finale të Champions League, duke eliminuar Interin.
Një skuadër norvegjeze mungonte në elitën europiane që nga sezoni 1996/97, kur Rosenborg eliminoi Milanin në grupe dhe më pas u ndal nga Juventusi në çerekfinale. Edhe kombëtarja norvegjeze e futbollit po përjeton ringritje. Skuadra e Solbakken dhe Haaland do të marrin pjesë në Botërorin 2026, duke ndërprerë një seri prej 28 vitesh pa kualifikim.
Sulmuesi i Manchester City është figura kryesore e këtij brezi, ndërsa Johannes Høsflot Klæbo përfaqëson dominimin në sportet dimërore. Me 6 medalje ari nga 6 gara në edicionin e fundit, Klæbo hyri në histori jo vetëm të skive, por të gjithë sportit, duke treguar se Norvegjia ka bërë një hap të madh përpara në çdo disiplinë sportive.
The post Nga “kanibali” Klæbo te “cyborgu” Haaland, deri te surpriza Bodo. Sporti norvegjez po “fluturon” appeared first on Telesport.










