Nga hijet e luftës te lavdia botërore… Bosnja e kapitenit Džeko, historia e një mrekullie

Kualifikimi i Bosnje-Hercegovinës në Botërorin 2026 nuk është thjesht arritje sportive, por një rrëfim i fuqishëm njerëzor që tejkalon futbollin. Fitorja dramatike me penallti ndaj Italisë (në finalen e “play off”-it), kombëtare me katër tituj kampione bote, përfaqëson një nga përmbysjet më simbolike të futbollit në vitet e fundit’ “Davidi” që rrëzon “Goliathin”.

Në qendër të kësaj historie është Edin Džeko, kapiteni 40-vjeçar boshnjak, lideri që ka parë gjithçka: luftën, humbjen, ringritjen. Ai nuk është thjesht një sulmues që udhëheq kombëtaren, por simbol i një brezi që u rrit mes sirenave të alarmit të luftës ndërmjet viteve 1992 dhe 1995 dhe shpresës për një të ardhme më të mirë.

Play-off-Drama in Zenica! Dzeko und Co. schalten sensationell Italien aus

Deklarata e tij prekëse, pasi “paketoi” Italinë, “dua t’ua dedikoj atyre shokëve me të cilët, kur isha 6 vjeç, dilja çdo pasdite në rrugë për të luajtur futboll. Një ditë, nëna ime më qortoi dhe nuk dola…, më pas 𝐧𝐞̈ 𝐫𝐫𝐮𝐠𝐞̈ 𝐬𝐡𝐩𝐞̈𝐫𝐭𝐡𝐞𝐮 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐛𝐨𝐦𝐛𝐞̈ 𝐝𝐡𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐞̈ 𝐬𝐡𝐨𝐤𝐞̈𝐭 𝐞 𝐦𝐢 𝐯𝐝𝐢𝐪𝐞̈𝐧”, i jep këtij suksesi një dimension që shkon përtej statistikave dhe rezultateve.

Nga këndvështrimi sportiv, Bosnja e ndërtoi këtë sukses mbi disiplinën taktike, shpirt gare dhe identitet të qartë loje. Kombëtarja ballkanase tregoi pjekuri në momentet vendimtare, duke përmbysur presionin dhe shfrytëzuar çdo hapësirë ndaj një Italie që, pavarësisht historisë, u shfaq e brishtë në fazat kyçe.

Goditjet e sakta dhe vendimtare nga pika e bardhë, pas 120 minutash lojë stërmunduese fizikisht, ishin kulmi i një ndeshjeje ku besimi peshoi më shumë se emrat, tradita, historia. Kjo histori e bukur boshnjake është edhe një mesazh për futbollin modern: suksesi nuk matet vetëm me investime apo emra të mëdhenj. Bosnja dëshmoi se identiteti, uniteti dhe motivimi mund të barazojnë diferencat me gjigantët.

Dzeko declares injury a twist of fate as Bosnia seals World Cup place in  shootout - Sportstar

Ky kualifikim është një fitore e kujtesës dhe e shpirtit njerëzor. Džeko dhe shokët e tij nuk fituan vetëm një finale “play off”-i për Botërorin 2026, por i dhanë kuptim një rruge të gjatë, duke treguar se edhe nga plagët më të thella mund të lindin histori madhështore. Kjo nuk është vetëm një histori kualifikimi në Botëror, por triumf i shpirtit njerëzor mbi pengesat dhe vështirësitë.

Bosnja e Džekos i kujtoi botës se futbolli mund të jetë më shumë se lojë; mund të jetë kujtesë, drejtësi simbolike dhe shpresë. Dhe pikërisht për këtë, ky sukses do të mbetet një nga rrëfimet më të fuqishme të futbollit modern. Imagjinoni sikur edhe Kosova ta kishte mposhtur Turqinë në “Fadil Vokrri”, çfarë “hirushesh” të dala nga lufta jo e largët në Ballkan do të kishte Botërori i kësaj vere.

The post Nga hijet e luftës te lavdia botërore… Bosnja e kapitenit Džeko, historia e një mrekullie appeared first on Telesport.