Gianluigi Donnarumma, “heroi” i Champions League me PSG-në, po përballet me mundësi të ndryshme për të ardhmen e tij në nivel klubi. Pas ardhjes së portierit të ri Lucas Chevalier, i cili kushtoi 55 milionë euro me bonuse dhe që pritet të jetë portieri kryesor te parizienët, Donnarumma po shtyhet drejt largimit. Kontrata e tij mbaron mbas një viti dhe ai kërkon minuta në fushë, sidomos me Botërorin 2026 që afron.
Në fillim, Donnarumma kishte konkurrencë për vendin e tij, kur mbërriti në Paris më 2021, duke zëvendësuar portierin e atëhershëm Keylor Navas. Më pas, negociatat për rinovim nuk kanë shkuar mirë, pasi klubi nuk ka pranuar propozimet me rritje pagese të varur nga bonuset. Ndërkohë, Chevalier është portieri më i shtrenjtë i historisë pas Arrizabalaga dhe Allison, duke rritur presionin ndaj Donnarumma.
Situata është e tensionuar, pasi trajneri Luis Enrique nuk është i kënaqur me mënyrën se si u menaxhua pozicioni i portierit dhe kërkon që ky rol të jetë i përshtatur me stilin e tij. Kjo ka krijuar një ambient jo shumë të shëndetshëm për bashkëjetesën e dy portierëve.
Për këtë arsye, më e mira do të ishte huazimi i Donnarumma si një zgjidhje e përdorur shpesh në Paris, por paga e tij e lartë dhe kontrata në fund limiton mundësitë. PSG nuk do të pranojë ta huazojë pa pagesë, apo ta mbajë vetë përsipër pagën e tij. Në këtë drejtim, klube si Galatasaray janë përmendur si opsione, me Donnarumma që mund të kërkojë në janar një klub më prestigjioz, ndoshta si lojtar i lirë, ashtu siç bëri kur u largua nga Milani më 2021.
PSG dëshiron ta shmangë largimin e tij falas, siç ndodhi me Mbappé, që u largua verën e kaluar pa pagesë, ndaj synon ta shesë Donnarumma për një fitim të sigurt. Klubi parizien është shumë strikt me shitjet dhe nuk dëshiron të bëjë zbritje, edhe pse kjo mund ta komplikojë largimin e tij.
Trajneri dhe drejtuesit kanë krijuar një qasje të fortë për largimet, siç dëshmohet nga rastet e tjera si Mbappé, Rabiot dhe Messi, të cilët u trajtuan me ashpërsi kur refuzuan të rinovojnë ose nuk respektonin rregullat.
Në Premier League, Manchester United është klubi më i mundshëm për ta marrë Donnarumma, pasi kërkon ta rindërtojë skuadrën dhe mund t’i sigurojë shërbimet e tij nga janari. Edhe klube si Real Madrid apo Bayern Munich janë përmendur si opsione, por PSG nuk do të krijojë lehtësi për askënd.
Në çdo rast, Donnarumma nuk mund të pranojë të jetë portieri i dytë i skuadrës, duke luajtur vetëm në kompeticione të vogla, pasi në Paris ka edhe Safonov si reserve. Kjo kjo do ta bënte situatën të papërshtatshme për të, sidomos me Botërorin që po afrohet.
Pra, e ardhmja e Donnarumma është në pikëpyetje mes huazimit, shitjes apo qëndrimit me pak minuta, ndërsa PSG kërkon të përfitojë sa më shumë nga portieri që ka qenë “heroi” i fitimit të Champions League, sezonin e kaluar.
The post Nga “hero” i Champions-it në “gomë rezervë”. Donnarumma drejt huazimit, por PSG nuk do të bëjë “sconto” appeared first on Telesport.