Dani Alves u shpall përfundimisht i pafajshëm më 28 mars 2025, pas tri vitesh proces gjyqësor dhe 14 muajsh burg për akuzën e sulmit seksual në një klub nate në Barcelonë. Sot, jeta e tij ka marrë drejtim krejt tjetër. Ai është pajtuar me partneren Joana Sanz dhe çifti ka njoftuar se presin një fëmijë.
I njohur për devotshmërinë e tij fetare që prej kohës kur luante te Sevilla, Barcelona, Juventusi apo PSG, braziliani është parë së fundmi duke predikuar në Kishën Ungjillore “Elis” të Girona, i ftuar nga pastori Jimmy Martin.
“Njerëzit e mi, duhet të keni besim. Unë jam prova e kësaj. Atë që premton Zoti, e përmbush”, – tha Alves, duke kujtuar “paktin” që kishte bërë me Zotin gjatë qëndrimit në burg. Ai shtoi: “Në mes të stuhisë, Zoti dërgon gjithmonë një lajmëtar. Ai më udhëzoi në rrugën e tij”. Në muajt e fundit, rrjetet e tij sociale janë mbushur me vargje biblike dhe mesazhe fetare.
El exjugador del Barça, Dani Alves, se ha convertido en predicador en una iglesia de Girona. Fue absuelto de un delito de agresión sexual este año.
"Hay que tener fe en Dios. Yo soy una prueba de ello. Yo hice un pacto con Dios". pic.twitter.com/H6KjoJXyaH
— Albert Ortega (@AlbertOrtegaES1) October 27, 2025
The post Nga futbolli dhe burgu me akuzën e pë*dhunimit te predikuesi ungjillor; jeta e re e Dani Alves appeared first on Telesport.










