Nga flamuri në barin e gjelbër – Peci teston ngjyrën e fatit në Mitrovicë

Pas raundit të parë të zgjedhjeve ku dominuan posterët e kuq të flaktë, simbol i energjisë revolucionare, në Mitrovicë po ndodh një fenomen interesant politik. Kandidati i balotazhit të Guxo-LVV, Faton Peci është rilyer në të gjelbër, ngjyra tradicionale e qytetit, Trepçës dhe nostalgjisë industriale.

Fjalori partiak është zëvendësuar me fjalor lokal. Të kuqtë e ditëve të para duket se janë arkivuar përkohësisht, dhe në skenë ka hyrë “Green Edition”, një paketim i ri elektoral, me shpresën se ndryshimi i ngjyrave sjell edhe ndryshim rezultatesh.

Mesazhi i ngjyrave dukët të jetë i qartë se “sot jemi lokal, nesër kombëtar, pasnesër ndërkombëtar”. Pra, sipas nevojës së raundit.

Në çdo rast, Mitrovica po hyn në finalen zgjedhore jo vetëm me debate politike, por edhe me betejë ngjyrash. /Demokracia.com/