Nga fitorja 4-1 ndaj Italisë në burg, videoja e turpshme me të mitur i kushton shtrenjtë lojtarit të Mourinhos

Andreas Schjelderup është dënuar në Danimarkë me 14 ditë burg dhe një vit liri me kusht për shpërndarjen e një videoje me përmbajtje seksuale, që përfshinte të mitur. Duke u deklaruar fajtor, sulmuesi 21-vjeçar i Benfica dhe i kombëtares norvegjeze pranoi se kishte bërë një “shaka me shije të keqe”, për të cilën është thellësisht i penduar.

Ish-lojtari i Nordsjaelland dhe aktualisht sulmues nën urdhrat e José Mourinho, pranoi gjatë seancës gjyqësore se kishte shpërndarë në Snapchat një video 27-sekondëshe me përmbajtje seksuale që përfshinte të mitur. Schjelderup e përshkroi gabimin e tij “si një shaka me shije të keqe” për katër miq, sipas gazetës “Verdens Gang”. Gjykata daneze dha një dënim më të butë se ai i kërkuar nga prokuroria, e cila kishte kërkuar 20 ditë burg.

Gjatë seancës, Schjelderup shprehu keqardhje të sinqertë. Ai deklaroi se e kishte hequr videon sapo një mik i kishte treguar se përmbajtja ishte e paligjshme. Futbollisti ishte në stol të dielën në “San Siro”, kur Norvegjia mposhti 4–1 Italinë, duke u kualifikuar për herë të parë që nga viti 1998 në fazën finale të Botërorit 2026.

The post Nga fitorja 4-1 ndaj Italisë në burg, videoja e turpshme me të mitur i kushton shtrenjtë lojtarit të Mourinhos appeared first on Telesport.