Andrea Pirlo flet për shakatë që i bënin dikur Gattusos: “Pas kualifikimit në Botërorin e Afrikës së Jugut, trajneri Lippi na dha një mbrëmje të lirë, në Firence shkuam të darkonim të gjithë së bashku. Gattuso jo, ai qëndroi në stërvitje. Kur u kthyem ishim mjaft të dehur, madje shumë të dehur, nuk kishim gjumë, duhej të gjenim diçka për të kaluar kohën dhe ideja ishte e njëjtë për të gjithë: ‘Le të shkojmë të shqetësojmë Rinon’.
Ndërsa ngjitnim shkallët për të shkuar te dhoma e tij, De Rossi mori një fikëse zjarri dhe tha: ‘Po shkoj ta fik Gattuson’. Trokitëm në derën e dhomës së tij, Gattuso doli duke fërkuar sytë, Daniele i hodhi mbi trup gjithçka kishte aty brenda, pastaj iku në dhomë duke më lënë mua vetëm me atë ‘monster’ me të brendshme, i mbuluar me shkumë, që bërtiste gjëra të paqarta.
U përpoqa të ikja, por e kisha të pamundur që në fillim, e dija. Kur pas shpinës ke Gattuson që do të të bëjë dëm, mund të vraposh sa të duash, por në fund do të të kapë. De Rossi, me bravën e mbyllur mirë, bënte shaka: ‘Çfarë janë këto zhurma? I kam dëgjuar tashmë në filmat e Bud Spencer dhe Terence Hill…’ Ndërkohë, Rino po më tregonte koleksionin e tij të shkelmave dhe shufrave”.
The post Nga fikësja e zjarrit dhe mbulimi me shkumë; Pirlo rrëfen natën e çmendur me Gattuson appeared first on Telesport.











