Nga ëndrra për ftesën e Gjermanisë te ajo për të luajtur për Real Madrid dhe Bayern. Brajan Gruda hap “zemrën”

Në një intervistë të fundit për “Sky Sport Germany”, sulmuesi me origjinë shqiptare, Brajan Gruda, ka folur edhe njëherë për ëndrrën që ka për të marrë ftesën e Julian Nagelsmann dhe për të luajtur me Gjermaninë në Kupën e Botës 2026.

“Nuk kam pasur asnjë kontakt deri më tani me Nagelsmann. E di që performanca ime duhet të jetë në nivelin e duhur, ndaj po përpiqem të jap 100 përqind. Sigurisht, është një ëndërr të luajë me Gjermaninë në Botëror. Do të gënjeja nëse do të thoja se nuk ishte ëndërr. Kush nuk dëshiron të luajë në Kupën e Botës? Kjo është arsyeja pse po jap gjithçka, tani po pres çfarë do të ndodhë.”

Gruda foli edhe për interesin e Bayern Munich, para se të transferohej te Brighton, kur ishte pjesë e Maind në Bundesligë. “Sigurisht që kishte interes në fillim. Por nuk mund të them më shumë se kaq.”

Synimet në karrierë?: “Ëndrra ime më e madhe është të luaj në Champions League dhe me kombëtaren e Gjermanisë. Dua të luaj për një klub të nivelit të lartë si Bayern, Real, Barcelona ose Liverpool”, përfundoi Gruda.

Kujtojmë se Gruda këtë seozn ka shënuar 3 gola me Brighton në të gjitha kompeticionet.

The post Nga ëndrra për ftesën e Gjermanisë te ajo për të luajtur për Real Madrid dhe Bayern. Brajan Gruda hap “zemrën” appeared first on Telesport.