,

Nga e hëna ditë të rënda për veriun e Kosovës

Mediet lokale serbe nga veriu kanë njoftuar se serbët e kësaj pjese të Kosovës kanë siguruar rezerva të mallrave nëpër shtëpitë dhe banesat e tyre në komunat veriore “për ta tejkaluar krizën humanitare”, derisa janë urdhëruar të mos furnizohen me mallra nga jugu i vendit. “Ka mungesë të miellit, të mishit, të qumështit dhe të prodhimeve të qumështit, të vajit e të kripës, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Deri të hënën ka mundësi që të gjendet ndonjë artikull nëpër dyqane e markete, por nga e hëna nuk do të ketë më artikuj të nevojshëm elementarë dhe për këtë arsye edhe do të mbyllen të gjitha dyqanet tregtare, marketet e madje edhe objektet hoteliere, si dhe barnatoret”, ka thënë mes të tjerash kryetari i Afaristëve të Veriut të Kosovës Radosh Petroviq, i cili ka shtuar se në kohë të fundit është ndërprerë krejtësisht importi i mallrave nga Serbia për shkak të kontrollit të ashpër nga Policia Kufitare e Kosovës.

“Situatë e njëjtë është edhe në komunat tjera veriore, në të cilat janë shitur rezervat e fundit të mallrave. As në këto komuna nuk do të punojë asnjë objekt tregtar dhe as hotelier”, ka thënë ai.

Related Posts