Nga dyshimet në besim, Milani rifiton zemrat e tifozëve kuqezinj me Allegri dhe Modric

Sezoni i vështirë që përfundoi në majin e kaluar dhe një merkato verore që ende nuk ka sjellë goditje të mëdha (Modric është përjashtimi i vetëm), nuk e kanë zbehur pasionin e tifozëve të Milanit. Janë plot 30 mijë, ata që kanë vendosur të konfirmojnë abonimin e tyre edhe për sezonin 2025-2026.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, 80% e tyre i përkasin një grupi të konsideruar si “bërthamë historike”, domethënë tifozë që e ndjekin skuadrën prej të paktën pesë sezonesh radhazi. Një dashuri pa kufij, pra.

Ardhja e Allegrit, i konsideruar nga shumë si garanci falë përvojës dhe triumfeve në karrierë, ka ndihmuar në rritjen e moralit të tifozëve. Po ashtu edhe firmosja e Luka Modric, që do t’i bashkohet skuadrës në ditët e para të gushtit.

Nuk është rastësi që një nga pikat më të larta të abonimeve (1500 abone) është regjistruar pikërisht ditën kur u zyrtarizua kroati, i cili firmosi deri më 30 qershor 2026. Dhe shifrat pritet të rriten më tej. Të premten pasdite u hap shitja e lirë për të gjithë ata që duan të sigurojnë një vend në “San Siro” për sezonin e ardhshëm.

The post Nga dyshimet në besim, Milani rifiton zemrat e tifozëve kuqezinj me Allegri dhe Modric appeared first on Telesport.