Nga diaspora në shërbim të Gjakovës – Ndue Gjini, kandidat i PDK-së për Kuvendin Komunal me numër 19

Ndue Gjini, figurë e njohur në komunitetin shqiptar në Gjermani dhe i angazhuar për zhvillimin rural në Kosovë, është kandidat për Kuvendin Komunal në Gjakovë, nga Partia Demokratike e Kosovës – PDK, me numrin 19, shkruan Fokusi.info.

I lindur në fshatin Dol të Gjakovës, Ndue Gjini u largua në moshën 15-vjeçare drejt Gjermanisë, ku për gati tri dekada ka jetuar dhe vepruar si pjesëtar aktiv i mërgatës shqiptare. Ai ka përfunduar shkollimin e mesëm në drejtimin menaxherial me fokus në ndërtimtari të lartë dhe ka ndjekur kurse të specializuara në bujqësi dhe blegtori.

Pas shumë vitesh kontribut në diasporë dhe me një lidhje të pashkëputur me vendlindjen, Gjini është rikthyer për të investuar në Gjakovë, ku bashkë me familjen ka ngritur një fermë model në fshatin Kusar, duke promovuar zhvillimin ekonomik lokal dhe vetëpunësimin.

Sot, me numrin 19, ai kërkon besimin e qytetarëve të Gjakovës për t’i përfaqësuar ata në Kuvendin Komunal, me fokus në:

  • Zhvillimin e fshatrave dhe bujqësisë
  • Mbështetjen për të rinjtë dhe familjet punëtore
  • Lidhjen më të fortë mes mërgatës dhe Gjakovës
  • Transparencë, përgjegjësi dhe zë të qytetarëve në vendimmarrje

Me përvojën e tij në menaxhim, përkushtimin ndaj zhvillimit rural dhe rrënjët e thella në komunitet, Ndue Gjini sjell në garën për Asamblenë Komunale një zë të besueshëm dhe të vendosur për ndryshim real.

Voto PDK 191

Voto Ndue Gjini 19