Georgina Rodríguez ishte një nga emrat më të komentuar në tapetin e kuq të “Met Gala 2026” në New/ York, duke u shfaqur me një “look” sa elegant, aq edhe simbolik. Partnerja e Cristiano Ronaldos zgjodhi një veshje të frymëzuar nga “Zoja e Fatimës”, një figurë shumë e rëndësishme në besimin katolik. Përmes kësaj veshjeje, ajo theksoi hapur lidhjen me besimin dhe rrënjët shpirtërore.

Fustani, i konceptuar me linja klasike dhe elementë që kujtonin ikonografinë fetare portugeze, ishte menduar si homazh për “Fátima Sanctuary”, një nga vendet më të shenjta për besimtarët katolikë në botë. Gjithsesi, detaji që tërhoqi më shumë vëmendje ishte një rruzare e personalizuar, ku ishin gdhendur emrat e Georginës, Ronaldos dhe fëmijëve të tyre.

Ky aksesor nuk ishte thjesht estetik, por “deklaratë” intime dhe familjare në një nga eventet më të mëdha të modës globale. Në një mbrëmje ku moda shpesh synon provokimin, Georgina zgjodhi të përcjellë një mesazh ndryshe: përkushtim, identitet dhe lidhje të fortë me familjen.

Paraqitja e saj u bë menjëherë virale, duke marrë reagime të shumta në rrjetet sociale, ku fansat vlerësuan kombinimin mes elegancës, besimit dhe një simbolike të rrallë në skenën e “Met Gala”.
Georgina Rodríguez i mahnit të gjithë me rruzarin ekskluziv 7 milionë eurosh në “Met Gala”
The post Nga besimi te mesazhi për CR7; Georgina ndez skenën me “look” të frymëzuar nga “Zoja e Fatimës” (fotot) appeared first on Telesport.









