Nga Atletico Madrid, Milan, te MLS e Arabia Saudite. Robert Lewandowski ka 6 oferta në tavolinë

Menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve presidenciale, të cilat zhvillohen më 15 mars, Barcelona dhe Robert Lewandowski do të vendosin përfundimisht për të ardhmen e sulmuesit polak.

Por, shanset për rinovim edhe për një vit janë shumë të vogla. “Mundo Deportivo” zbulon se Robert Lewandowski ka aktualisht oferta nga 6 klube: Atletico Madrid, Milan, Fenerbahce, Chicago Fire në MLs dhe dy klube nga Arabia Saudite që mendohet të jenë Al-Nassr dhe Al-Ittihad.

Dilema për të ardhmen e sulmuesit polak do të zgjidhet shumë shpejt, por sipas të gjitha gjasave sezonin e ri sulmuesin p[olak do ta shohim me një fanellë tjetër dhe jo atë të Barcelonës, pavarësisht dëshirës së tij ëpr të qëndruar edhe për një vit.

The post Nga Atletico Madrid, Milan, te MLS e Arabia Saudite. Robert Lewandowski ka 6 oferta në tavolinë appeared first on Telesport.