Nga Argjentina flasin me siguri: Interi “çmendet” për Nico Paz, gati 58 milionë euro

Nico Paz vazhdon të jetë objektiv i Interit. Një vit më parë, Javier Zanetti ishte gati të bënte gjithçka për ta marrë, por 35 milionë euro dukeshin të pamjaftueshme. Sipas “TyC Sports”, tashmë Interi mund të arrijë deri në 58 milionë euro për të, edhe pse Real Madridi ka klauzolë rikthimi për qershorin e ardhshëm prej 10 milionë eurosh, shifër që mund të rinegociohet që nga merkatoja dimërore.

Carlalberto Ludi, drejtori sportiv i Como, ka folur për të ardhmen e argjentinasit: “Nico është lojtar që u rrit me ne, talent i jashtëzakonshëm që po zhvillohet në një nga ligat më të forta të Europës. Real Madridi mund të përdorë të drejtën e rikthimit.

Të gjithë flasin për të, ndoshta kjo është edhe dëshira e tij, pasi është rritur në atë kontekst. Nuk mund të flas për të ardhmen e tij, edhe pse këtu ndihet shumë mirë. E ardhmja do të vendoset nga ai, përveçse nëse vjen një skuadër e pabesueshme që bën ofertë më të lartë”.

The post Nga Argjentina flasin me siguri: Interi “çmendet” për Nico Paz, gati 58 milionë euro appeared first on Telesport.