Nga Anglia në Kosovë, si erdhi ideja që në Kosovë të mësohet në shkollë për floktarinë?

Pasionin për flokë është duke e shndërruar në profesion.

Rona Gashi ka zgjedhur të vijojë mësimin në shkollën profesionale “Shtjefën Gjeçovi” në Prishtinë, në drejtimin e floktarisë.

Gashi e cila është në klasën e 10 gjatë këtij viti shkollor, thotë se ka arritur të mësoj shumë gjëra të rëndësishme për këtë zanat.

“Prej se kam qenë e vogël kam ndreq kukullat, flokët i kam pasur gjithmonë pasion dhe pasi u hap ky drejtim kam pasur dëshirë edhe pse gjysma e familjarëve kanë qenë kundër me ardh unë këtu por prapë nuk i kam dëgjuar dhe kam ardhur. Procesi mësimor fillon me bazat që i kemi mësuar se çfarë strukture kanë flokët, pastaj e mbajmë praktiken. Por meqenëse që jemi edh enë mësim dual shkojmë edhe nëpër sallon”, tha nxënësja, Rona Gashi.

E përveç vajzave, këtë drejtim e kanë zgjedhur edhe disa djem.

Në mesin e tyre është edhe  Loris Karricaj, i cili që në moshën 13 vjeçare ka filluar të punojë në këtë profesion.

“Këtë profesion e kam zgjedhur që nga fëmijëri e kam pasur pasion gjithë e kam dashtë, këtë profesion ia kam nisur që nga mosha 13 vjeçare. Ëndërrta e mija janë përshembull me u bo një berber me emër një berber shumë i fortë me hap lokalin tem nëse mundem diku edhe jashtë shtetit me pas disa pika të mija”, tha Karricaj.

Por rruga për hapjen e këtij drejtimi në këtë shkollë nuk ishte aspak e lehtë për Ardiana Salihun e cila ishte inicatore që në Kosovë të mësohet rreth floktarisë.

Salihu e cila për 18 vite jetoji e studioi në Angli, tregon se si erdhi ideja që kjo shkollë sot të këtë drejtim profesional.

“Edhe për mua ka qenë shumë interesante pse të gjitha klientët e mija po vijnë me flokë të dëmtuara me kimikate. Edhe hulumtova që shkollimi adekuat në Kosovë nuk kish. Unë në Angli, në Londër kam punuar si mësimdhënëse. Unë atje përveç që kam përfunduar shkollimin për floktari kam përfunduar edhe mësimdhënës. Dhe unë fillova të punojë dhe të luftojë që të krijohet një shkollë mori pak kohë, 10-11 por më ne fund u realizu nevoja, ëndrra dëshira për një shkollë të tillë”, tha Salihu.

Por sipas mësimdhënëses, të mësosh rreth këtij zanati nuk është e lehtë, pasi duhet të dish shumë edhe nga lëndët shkencore.

“Me qenë floktar nuk është thjeshtë vetëm me preh qaty do flokë më gërshenë. Ëshë profesion pak me ndërlikuar, duhet të kuptojmë kërkesën e klientit, ndonjëherë klienti nuk dinë se çka dëshiron na duhet të kuptojmë prej përshkrimit,  duhet të kuptojmë strukturën e flokët. Ne kur krijojmë prerje të ndryshme kemi të bëjmë më kënde të ndryshme, prandaj gjeometria është e patjetër të kuptohet. Poashtu lënda e kimisë, ne punojmë me kimikate të ndryshme që janë shumë të cilat janë shumë të rënda”.

Gjenerata e parë e nxënësve të drejtimit të floktarisë të cilët nisën vitin shkollor në vitin 2021, diplomuan javën e kaluar, prej tyre 8 djem dhe 11 vajza.

The post Nga Anglia në Kosovë, si erdhi ideja që në Kosovë të mësohet në shkollë për floktarinë? appeared first on TËVË 1 – Lexoje të vërtetën!.