Lituania planifikon që ta çojë në 60 numrin e ushtarëve në misionin e KFOR-it në Kosovë.
Kështu ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes së këtij shteti, duke thënë ushtarët do t’u bashkohen atyre të Gjermanisë.
“Lituania planifikon që ta rris numrin e trupave të saj në operacionin e NATO-s në Kosovë nga 5 në 60, duke fuqizuar lidhjet me Gjermaninë.
Planifikohet që grupi i ushtrisë së Lituanisë t’i bashkohet atij të Gjermanisë në KFOR gjatë këtij viti, me rotacion çdo gjashtë muaj.
Numri i forcave të NATO-s në Kosovë aktualisht është 4 mijë e 700” – thuhet në një njoftim në “X”.