Komuna e Podujevës ka njoftuar të gjithë transportuesit e udhëtarëve që operojnë brenda territorit të komunës se nga data 31 mars 2025, ata do të obligohen të hyjnë dhe parkohen në Stacionin e Autobusëve të qytetit.
Për këtë arsye, nga kjo datë, do të ndalohet parkimi dhe marrja e udhëtarëve në hapësirat që janë shfrytëzuar deri më tani për këtë qëllim.
“Njoftohen të gjithë transportuesit e udhëtarëve që operojnë brenda territorit të Komunës së Podujevës se prej datës 31.03.2025 (e hënë) obligohen të hyjnë në Stacionin e Autobusëve. Nga kjo datë ndalohet parkimi dhe marrja e udhëtarëve në hapësirat e shfrytëzuara deri më tash”, thuhet në njoftim.
Për transportuesit që do të veprojnë në kundërshtim me këtë njoftim, do të merren masa ndëshkimore.
“Ndaj secilit operator që vepron në kundërshtim me këtë njoftim do të merren masa ndëshkimore nga inspektorët dhe organet tjera kompetente”, njofton komuna.