Nga 0:2 në 3:2, Interi fiton ndeshjen dramatike kundër Monzës

Skuadra që po e kryeson tabelën në Serie A, arriti një fitore të rëndësishme në kuadër të xhiros së 28-të.

Ishte minuta e 24-të kur Lautaro Martinez shënoi, por goli iu anulua për një prekje me dorë.

E nuk vonoi shumë dhe Monza, që rri në vendin e fundit në tabelë, shënoi për 0-1 në minutën 32.

12 minuta më pas shënoi sërish për të dyfishuar epërsinë.

Ndërsa kur u mendua se pjesa e parë përfundoi, në skenë doli Arnautovic duke ngushtuar epërsinë në minutën e 46-të për 1-2.

Pjesa e dytë i takoi në tërësi vendësve nga Milano, pasi disavantazhin prej 2 golash që e patën në pjesën e parë, e shkrinë dhe kaluan në epërsi prej 3-2.

Golin e epërsisë e arritën përmes një autogoli nga mbrojtësi i Monzas, Georgios Kyriakopoulos.

Kështu edhe përfundoi ndeshja, teksa Interi vazhdon të mbajë kreun në Serie A, me 4 pikë mbi Napolin që ende nuk e ka zhvilluar ndeshjen e kësaj xhiroje.

E Monza vazhdon në vendin e fundit në tabelë në kuotën e 14 pikëve.