Periudha e errët tek Al-Hilal duket se ka mbetur pas. Neymar është rikthyer të luajë dhe të shënojë me fanellën e Santos, duke qenë vendimtar në fitoren e skuadrës së tij mbrëmë ndaj Juventude, me rezultatin 3-1. Goli dhe festimi i tij treguan një lehtësim të madh dhe japin shpresë për të ardhme më të ndritur.
Pas ndeshjes, ai foli për mediat: “Jam i lumtur që luajta një ndeshje të mirë dhe fituam sërish, kjo është gjëja më e rëndësishme. Të gjithë e njohin stilin tim”.
I pyetur për një rikthim të mundshëm në kombëtaren braziliane, Neymar u shpreh i qartë: “Jam i gatshëm, ndjehem gjithmonë mirë. Tani iu takon atyre të vendosin”.
Në shtator do të zhvillohen ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës dhe Neymar i ka dërguar një sinjal të fortë trajnerit Carlo Ancelotti.
Vetë Ancelotti, në ditën e prezantimit të tij si trajner i ri i Brazilit, kishte deklaruar për Neymar: “Duhet të përgatitet mirë dhe ka kohë ta bëjë. Është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne në rrugën drejt Botërorit”.
Një tjetër kapitull duket gati të shkruhet në historinë e Neymarit me fanellën e “Seleção”.
The post Neymar shënon dopietë dhe i dërgon mesazh Ancelottit: Kombëtarja? Jam i gatshëm… appeared first on Telesport.