Neymar ka rinovuar kontratën me Santosin deri në fund të vitit 2026, njoftoi klubi brazilian, duke ruajtur shpresën për të marrë pjesë në Kupën e Botës, pavarësisht dëmtimeve të fundit. Sulmuesi 33-vjeçar u rikthye te klubi i fëmijërisë në janar 2025 dhe luajti rol kyç në mbijetesën e Santosit në elitën braziliane, duke shënuar 5 gola në 5 ndeshjet e fundit.
“Santos është vendi im, jam në shtëpi, – tha Neymar në një video të publikuar nga klubi. – Këtu dua të arrij ëndrrat që ende më mungojnë”. Ish-ylli i Barcelonës dhe PSG, golashënuesi më i mirë historik i Brazilit (79 gola), nuk ka luajtur me kombëtaren që nga vitit 2023.
Trajneri Carlo Ancelotti deklaroi në tetor se Neymar duhet të jetë në formë të plotë për t’u grumbulluar. Brazil do të përballet me Skocinë, Marokun dhe Haitin në Grupin C të Botërorit (11 qershor–19 korrik) që do të mbahet në Kanada, Meksikë dhe SHBA.
Ele fica. pic.twitter.com/ZZIdHmhIr3
— Santos FC (@SantosFC) January 6, 2026
The post Neymar rinovon me Santosin: Kjo është shtëpia ime, këtu dua t’i arrij ëndrrat e parealizuara appeared first on Telesport.










