Neymar po ndiqte Atletico-Barcelona nga larg: E pamundur të luash në “Metropolitano”

Edhe larg skenës europiane, Neymar vazhdon të bëjë bujë. Sulmuesi brazilian, tani te Santosi, i sapo rikuperuar nga një lëndim në gju, ndoqi me vëmendje ndeshjen Atletico Madrid-Barcelona 4-0. Megjithatë, atë nuk e surprizoi vetëm rezultati.

Gjatë mbrëmjes në “Metropolitano”, e shoqëruar nga polemikat për arbitrat dhe ndërhyrjet e VAR-it, Neymar përdori rrjetet sociale për të dhënë mendimin e tij: “Të luash futboll në këtë fushë është thuajse e pamundur…” Komenti tërhoqi menjëherë vëmendjen e tifozëve.

Shumë lojtarë të Barcelonës rrëshqitën gjatë 90 minutave, duke vënë në dukje problemet e fushës. Kjo ndikoi edhe në golin e parë, një autogol i Eric Garcia, ku pasimi i tij prapa u kthye në mënyrë të papritur dhe dërgoi në gafën e portierit Joan Garcia.

Ky postim i Neymar rindezi debatet për gjendjen e fushave në stadiumet kryesore evropiane. Si ish-lojtar i PSG dhe Barcelonës, braziliani e di mirë nivelin e këtyre ambienteve dhe nuk ka frikë ta thotë hapur.

The post Neymar po ndiqte Atletico-Barcelona nga larg: E pamundur të luash në “Metropolitano” appeared first on Telesport.