Neymar mposht shtetin brazilian në gjykatë, anulohet gjoba 2.6 milionë euroshe ndaj tij

Një gjykatë në Rio de Janeiro ka anuluar sanksionet mjedisore prej 16 milionë realësh (2.6 milionë euro) të vendosura në vitin 2023 ndaj Neymar nga Bashkia e Mangaratiba, në rajonin Costa Verde, për një rast të ndotjes së dyshuar lidhur me ndërtimin e një liqeni artificial në vilën e tij. Vendimi, i firmosur nga gjyqtari Richard Robert Fairclough, pranoi ankesën e lojtarit dhe shpalli të pavlefshme njoftimet për shkelje të lëshuara nga sekretariati komunal i mjedisit.

Neymar kundërshtonte katër gjoba për transformimin e një liqeni dekorativ në pishinë luksoze në pronën e tij. Sipas gjykatësit, nuk u provua se ndërhyrja kishte shkaktuar dëme mjedisore apo se kërkonte autorizim paraprak. Shkeljet ishin pezulluar përkohësisht në vitin 2024.

Sipas mbrojtjes, akuzat bazoheshin vetëm në “foto dhe video të dërguara” në tetor 2019 përmes një “denoncimi anonim” dhe hetimi u hap për shkak të “jehonës së madhe mediatike” nga përfshirja e një lojtari të famshëm. Neymar, 32 vjeç, është rikthyer te Santosi dhe synon të marrë pjesë në Botërorin 2026.

The post Neymar mposht shtetin brazilian në gjykatë, anulohet gjoba 2.6 milionë euroshe ndaj tij appeared first on Telesport.