Neymar: Mbappe u bë xheloz sepse rrija me Messin

Neymar ka deklaruar se nuk ka pasur një marrëdhënie aq të mirë me ish-shokun e tij të skuadrës, Leo Messi. Sipas brazilianit, Mbappe ishte bërë xheloz për shkak të afërsisë Neymar-Messi.

“Kam pasur pak probleme me të. Në fillim, kishim një grindje të vogël, por zgjati pak. E quaja ‘djaloshi i artë’. Flisja shumë me të dhe i thosha se do të jetë një nga më të mirët. Gjithmonë e kam ndihmuar dhe biseduar. Vinte tek shtëpia ime për të ngrenë drekë, por kur Messi erdhi, ai u bë xheloz. Nuk donte të më ndante me askënd dhe nga aty filluan grindjet”.

“Përpos grindjeve, pashë edhe një ndryshim në sjellje”, deklaroi ai.

The post Neymar: Mbappe u bë xheloz sepse rrija me Messin appeared first on Telesport.