Santos ia ka arritur qëllimit kryesor të qëndrojë në elitë në Brazil, vetëm pas fitores në javën e fundit 3-0 ndaj Cruzeiro. Neymar me shokë duhej me patjetër të fitonin sot ose minimumi të dilnin barazim për të shpëtuar nga rënia në Serie B.
Përsa i përket takimit të sotëm, Santos fitoi 3-0, falë dy golave të Thaciano për dy minuta në pjesën e parë, 26′ dhe 28′, si dhe golit të Joao Schmidt në pjesën e dytë, që vulosi fitoren 3-0.
Një meritë të madhe në këtë sukses ka padyshim Neymar, i cili ka dhënë një kontribut për t’u vlerësuar në fushë, por edhe jashtë saj. Pak javë më parë, kur situata ishte tejet e acaruar me tifozët e pakënaqur, Neymar iu premtoi atyre se do të arrinin me çdo kusht të mbijetonin këtë sezon.
Pas kësaj fitoreje, Santos renditet në vendin e 12-të me 47 pikë, duke siguruar biletën për në elitë, por edhe pjesëmarrjen në play-off për një vend për në Copa Sudamericana.
Përsa i përket verdikteve të tjera, Flamengo shpallet kampion për këtë sezon, duke e mbyllur sezonin me 79 pikë, tre pikë më shumë se rivali kryesor, Palmeiras i vendit të dytë. Cruzeiro, Mirasol dhe Fluminenese mbyllin pesëshen e parë, duke siguruar biletën për në grupet e Kupës Libertadores.
The post Neymar mban premtimin, Santos jo vetëm që shpëton nga rënia nga kategoria por kap play-offin për Copa Sudamericana appeared first on Telesport.










