Edhe në aktivitet, Neymar tashmë shihet si një legjendë. Një ekspozitë për karrierën e tij ka tërhequr rreth 10.000 vizitorë brenda një muaji në stadiumin “Pacaembú” në São Paulo, me bileta deri në 25 dollarë (20 euro). Projekti, me titullin “Neymar Jr. gjigant nga natyra e tij”, përfshin 65 objekte personale: trofe, fanella, foto dhe sende unike, organizuar nga ‘NR Sports’, kompania që menaxhon imazhin e tij.
Vizitorët mund të vishen me fanellë dhe të përjetojnë veprime të Neymar, si goditje dënimi, penallti dhe driblime, të udhëhequra nga monitorë, duke përdorur fushën historike të Pacaembú. Projekti synon të shfaqet në Amerikën Latine, Europë (sidomos Spanjë dhe Francë) dhe Arabinë Saudite.
Në moshën 33-vjeçare dhe pas dëmtimeve, Neymar ka ende ndikim të madh te fëmijët, gjë që ndihmon suksesin e tij komercial. Bileta e plotë kushton 130 reais (25 dollarë), me çmime të reduktuara për të vegjlit, dhe një pjesë e të ardhurave shkon për projekte sociale të “Instituto Neymar Jr”. Vizitorët mund të shohin fëmijë duke imituar idhullin e tyre, ndërsa Neymar po përgatitet për sezonin e ri me Santosin dhe Botërorin 2026 me Brazilin.
The post Neymar “hap barkun”, mjaftojnë 25 dollarë për të zbuluar të gjitha sekretet e tij appeared first on Telesport.










