E ardhmja e Neymar në futbollin brazilian ka marrë një shtysë të re pas mbijetesës së Santosit në elitë dhe kualifikimit për “Copa Sudamericana”. Sipas “R7 Esportes”, sulmuesi dhe klubi nga São Paulo kanë arritur një marrëveshje për zgjatjen e kontratës, që skadon më 31 dhjetor, deri në mesin e vitit 2026.
Qëllimi është i dyfishtë: ta dërgojë Neymar në formën maksimale për Kampionatin Botëror 2026 dhe t’i lejojë atij të garojë në turneun kontinental me klubin që e rriti. Mundësia e qëndrimit te Santosi u forcua edhe pas njoftimit të lojtarit se do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në menisk, për të qenë në gjendjen më të mirë për Botërorin.
Ky vendim është interpretuar si sinjal i qartë i ambicies së Neymarit për të siguruar një vend në përfaqësuesen braziliane të drejtuar nga Carlo Ancelotti, duke qenë se ende nuk është grumbulluar. Marrëveshja synon si formën fizike për Botërorin, ashtu edhe pjesëmarrjen në “Copa Sudamericana” me Santosin.
The post Neymar, gati të rinovojë me Santosin. Gjithçka për një vend në Botëror me Brazilin appeared first on Telesport.











