Vetëm pak muaj para fillimit të Botërorit 2026, prania e Neymar Jr. në listën e përfaqësueses së Brazilit mbetet një temë e nxehtë. Sulmuesi, pas një sezoni të vështirë, po lufton për të bindur Carlo Ancelotin që ta thërrasë për ndeshjet miqësore të fundmarsit. Aktualisht, stafi teknik i Brazilit mendon se trupi i tij nuk është ende gati, por mediat dhe tifozët vazhdojnë ta konsiderojnë një nga figurat më të rëndësishme të futbollit brazilian. Mungesa e sigurt e Rodrygos mund t’i hapë një mundësi Neymarit.
Imazhi i tij mbetet i fortë dhe perceptimi publik i pandryshuar. Sipas studimit të fundit “CelebScore” të “IBOPE Repucom”, Neymar ka një indeks njohjeje mbi 98%, i treti në Brazil pas Pelé dhe Silvio Santos. Me 25 parametra të vlerësuar, si estetika, sjellja, stili i jetesës dhe ndikimi, ai ka 79.6 pikë, më i larti ndër futbollistët brazilianë, përpara Vinícius Júnior, Ronaldo Nazário dhe Gabriel Medina.
Frymëzimi prej tij është i gjerë. 82% e popullsisë ‘online’ e ndjek, 6 nga 10 brazilianë tregojnë interes aktiv. Gratë e pëlqejnë më shumë se burrat, gjenerata Z e sheh si model për sjellje dhe estetikë, “Millennial” dhe “Gen X” për stil jete, ndërsa mbi 55-vjeçarët tregojnë distancë.
The post Neymar, fenomen global. Ja pse brazilianët e duan patjetër në Botërorin 2026 appeared first on Telesport.










