Neymar doli nga fusha duke qarë, Santos merr vendimin drastik pas humbjes 0-6 nga Vasco

Mbrëmë, Neymar ka pësuar një nga humbjet më të turpshme në karrierën e tij si lojtar. Santos u mposht në shtëpi 0-6 nga Vasco, ndeshje e vlefshme për javën e 20-të në Brasileiro Serie A.

Tifozët vendas iu kthyen shpinën lojtarëve në shenjë proteste për humbjen. Në fund të ndeshjes, Neymar nuk i mbajti dot lotët dhe u largua nga fusha duke qarë.

“Ishte e turpshme. Jam shumë i zhgënjyer me performancën tonë. Tifozët kanë të drejtë të protestojnë, ata mund të na fyejnë dhe të na mallkojnë. Është një ndjenjë e thellë turpi. Nuk kam përjetuar kurrë diçka të tillë në jetën time. Është e turpshme të luash një ndeshje si kjo duke veshur fanellën e Santos. Të gjithë duhet të ulin kokën, të shkojnë në shtëpi dhe të mendojnë se çfarë duan të bëjnë më pas”, deklaroi Neymas pas ndeshjes.

Ndërkohë, drejtuesit e Santos kanë reaguar direkt pas humbjes së thellë dhe kanë shkarkuar trajnerin Cleber Xavier.

The post Neymar doli nga fusha duke qarë, Santos merr vendimin drastik pas humbjes 0-6 nga Vasco appeared first on Telesport.