Newcastle ka shënuar fitore ndaj Liverpoolit me rezultat 2-1, në finalen e madhe të EFL Cup të zhvilluar në Wembley.
Pjesa e parë nuk është se solli shumë gjerë, me Newcastlen që ishte më e mirë, ndërsa Liverpooli nuk bëri asnjë goditje në portë.
Pak para se të mbyllet kjo pjesëlojë, në skenë doli Dan Burn, i cili shënoi me kokë për 1-0.
Laraskat e nisën më mirë edhe pjesën e dytë, duke gjetur rrjetën me Alexander Isak, por që u anulua për pozitë jashtë loje.
Por vetëm pas një minute, ishte Isak që shënoi sërish, kësaj radhe nga pozita e rregullt për 2-0, duke e afruar Newcastlen me trofeun.
Liverpooli tentoi të kthehej në lojë me Curtis Jones, por në vend ishte Nick Pope.
Në anën tjetër, Neëcastle ishte afër golit të tretë, por gjuajtjen e Isak e priti Caoimhin Kelleher.
Liverpooli u kthye në lojë në kohën shtesë, kur Federico Chiesa ishte i saktë për 2-1.
Minutat e mbetur nuk sollën gola të tjerë dhe Newcastle fitoi trofeun e parë pas 70 vitesh.