Newcastle pret përgjigje nga Isak, trajneri Howe: Dua që të luajë me ne, nuk e di çdo të ndodhë më 1 shtator

Debutimi i Newcastle në Premier League do të jetë në fushën e Aston Villa, në një ndeshje delikate për bardhezinjtë. Çështja kryesore që ka prekur Newcastle ka të bëjë me sulmuesin Alexander Isak, që ka nisur një luftë me klubin, pasi dëshiron të largohet.

Trajneri i Newcastle, Eddie Howe, duke folur për këtë problem tha: “Dua që ai të luajë. Dua që ai të stërvitet. Kam pasur këto biseda me Isak, por detajet e tyre do të mbeten private”.

Nuk ka ndryshim në situatë. I gjithë fokusi im ka qenë në stërvitje, Aston Villa dhe frontin e transferimeve për sa i përket ardhjes së lojtarëve. Situata e Alex ka qenë e pandryshuar për një kohë dhe kjo do të vazhdojë”, tha më tej Howe.

I pyetur nëse sulmuesi suedez do të jetë lojtar i Newcastle më 1 shtator, ai tha: “Për momentin do të dëshiroja, por nuk kam ndryshuar ndjenja. Nuk është në duart e mia, por ai ka kontratë me ne dhe kjo është arsyeja pse e them këtë“.

Trajneri i Newcastle, Eddie Howe, ka pohuar se Alexander Isak e di që nuk do të kishte pasur suksesin që ka pa ndihmën e këtij klubi. Ai ka refuzuar të luajë pas interesimit të Liverpool, por Howe thotë se beson që sulmuesi e di sa i rëndësishëm ka qenë klubi për të.

Unë dhe Alex kemi gëzuar një marrëdhënie të shkëlqyer. Nuk mendoj se ai do të kishte bërë aq mirë sa ka bërë pa këtë. Pa shokët e tij të ekipit, pa tifozët. Ai është një person shumë inteligjent dhe e di që nuk do të kishte pasur suksesin që ka pasur pa të gjithë ata që janë të lidhur me Newcastle“, tha trajneri.

The post Newcastle pret përgjigje nga Isak, trajneri Howe: Dua që të luajë me ne, nuk e di çdo të ndodhë më 1 shtator appeared first on Telesport.