Newcastle nuk tregon aspak mëshirë për Qarabag, dy gola për një minutë në “St.James’Park” (video)

Pavarësisht fitores së thellë në ndeshjen e parë në Baku, me shifrat 1-6, Newcastle e ka nisur furishëm edhe ndeshjen e kthimit ndaj Qarabag, e cila po luhet aktualisht në “St.James’Park”.

“Qymyrxhinjtë” po udhëheqin 2-0, duke shënuar dy gola për një minutë, që në 6 minutat e para të takimit. Në minutën e 5-të ishte Sandro Tonali, i cili shënoi pas një aksioni të gjatë, nisur pikërisht nga këmbët e tij.

Në minutën e 6-të, pas një topit ë humbur nga miqtë në zonën e tyre, ishte Joelinton që dyfishoi shifrat, pas asistit të Harvey Barnes. Në dy sfidat e tjera, Inter-Bodo/Glimt dhe Bayer Leverkusen-Olympiakos, mungon ende goli.

SHIKOGOLAT

The post Newcastle nuk tregon aspak mëshirë për Qarabag, dy gola për një minutë në “St.James’Park” (video) appeared first on Telesport.