Newcastle ka në mendje një tjetër përforcim nga Italia. Edhe një herë shikon drejt Milanit, ekip nga i cili, dy vera më parë mori Sandro Tonalin. Sipas asaj që ka zbuluar Fabrizio Romano, klubi anglez ka kërkuar Malick Thiaw te kuqezinjtë, mbrojtës i cili tashmë ka refuzuar ofertën e Comos për të qëndruar te “Djalli”.
Sipas ekspertit të merkatos, Newcastle pritet të hapë së shpejti bisedimet për transferimin e tij, me qëllimin për ta realizuar marrëveshjen brenda një kohe të shkurtër.
The post Newcastle në gjurmët e Thiaw, së shpejti oferta për të nisur negociatat me “Djallin” appeared first on Telesport.