Ditën e sotme, Newcastle ka humbur një tjetër objektiv të madh këtë merkato, pasi Benjamin Sesko u zyrtarizua te Manchester United. Të gjendur në një situatë kritike, ku kanë humbur disa objektivë të tyre këtë verë, drejtuesit e Newcastle i kanë bërë të ditur Alexander Isak se do nuk do të shitet këtë merkato, raporton “The Telegraph”.
Bordi i Newcastle ka marrë vendimin e prerë duke përjashtuar çdo mundësi për shitjen e sulmuesit suedez këtë verë. Prej kohësh përflitet për një transferim të mundshëm të Isak drejt Liverpool. Madje, kampioni në fuqi i Anglisë ka bërë dhe ofertën e parë zyrtare prej 120 milionë eurosh, por u refuzua nga drejtuesit e Newcastle.
I “acaruar” me vendimin e drejtuesve të klubit që nuk do lejojnë shitjen e tij këtë verë, Alexander Isak ka vendosur të dalë i vetëm në stërvitje, larg pjesës tjetër të skuadrës. Ky është veprimi i parë prej rebeli nga Isak, që me siguri do të pasohet edhe nga shumë të tjerë.
The post Newcastle e njofton që nuk do të shitet këtë verë, Alexander Isak bën veprimin e parë rebelues appeared first on Telesport.