Newcastle arrin marrëveshjen personale me lojtarin, Milan refuzon ofertën 30 milionë euro

Malick Thiaw, qendërmbrojtësi i Milanit vazhdon të mbetet në qendër të merkatos. Gjermani është përfolur shumë për një largim të mundshëm nga Milan, gjë që ka ngjallur interesin e shumë klubeve të njohura.

Florian Plettenberg i “Sky Sport Germany” raporton se Newcastle ka arritur marrëveshjen personale me lojtarin, për një kontratë deri në vitin 2029. “Qymyrxhinjtë” i kanë ofruar Milanit 30 milionë euro për të lënë të lirë qendërmbrojtësin gjerman, por drejtuesit e kuqezinjve kanë refuzuar.

Është trajneri Max Allegri që ka kërkuar qëndrimin e 24-vjeçarit, pasi e sheh si një element të rëndësishëm për sezonin e ri. E vetmja mënyrë që Thiaw të largohet, është që Milan të transferojë më parë një qendërmbrojtës tjetër, gjë që duket e vështirë të ndodhë.

Po sipas raportimit në fjalë, është edhe Leverkusen që po ndjek situatën e lojtarit dhe po përgatit një ofertë për Milanin ditët në vijim.

The post Newcastle arrin marrëveshjen personale me lojtarin, Milan refuzon ofertën 30 milionë euro appeared first on Telesport.