Lajme të këqija për Manuel Neuer dhe Bayern Munich. Kapiteni i bavarezëve, titullar të dielën në ndeshjen e Bundesligës kundër Mainz (2-2), u detyrua të largohej nga fusha për shkak të një problemi muskulor në pjesën e pasme të kofshës së djathtë. Kontrollet mjekësore konfirmuan një dëmtim të muskulit ‘ischio-krural’ të djathtë, që do ta mbajë portierin larg fushave për një periudhë ende të papërcaktuar.
Klubi bëri të ditur se Neuer do ta humbasë me siguri ndeshjen e ardhshme të kampionatit kundër Heidenheim, ndërsa koha e rikuperimit do të vlerësohet ditë pas dite nga stafi mjekësor. Në pritje të rikthimit të numrit 1 gjerman, trajneri Vincent Kompany mund t’ia besojë portën të riut Jonas Urbig, 22 vjeç, i cili ka regjistruar dy “porta të pastra” në po aq paraqitje në Bundesliga këtë sezon.
Kjo është një goditje e fortë për Bayernin, i angazhuar në ruajtjen e kryesimit në Bundesliga dhe konsolidimin e pozicionit në Champions League. Menaxhimi i emergjencës në portë do të jetë vendimtar për objektivat sezonalë.
The post Neuer trondit Bayernin, dëmtimi në kofshë e lë jashtë fushave me kohë të pacaktuar appeared first on Telesport.











